Lidhje

Në Bregun e Fildishtë zhvillohen luftime të ashpëra rreth banesës së presidentit Bagbo


Në Bregun e Fildishtë zhvillohen luftime të ashpëra rreth banesës së presidentit Bagbo
Në Bregun e Fildishtë zhvillohen luftime të ashpëra rreth banesës së presidentit Bagbo

Në Bregun e Fildishtë njoftohen luftime të ashpëra përreth banesës së presidentit Laurent Bagbo, i cili refuzon t’ia kalojë pushtetin rivalit të tij, që njihet nga bashkësia ndërkombëtare, Alasan Uatara.

Trupat opozitare sulmuan banesë e zotit Bagbo në Abixhan, pasi negociatat për të siguruar dorëzimin e tij dështuan.

Dëshmitarët thanë se luftime të rënda dhe shpërthime u dëgjuan në banesë, ku zoti Bagbo është futur në një bunker me familjen e tij.

Zëdhënësja e zotit Uatara, Afosi Bamba tha se luftëtarët pro-Uataras kishin hyrë në oborrin e shtëpisë po nuk e kanë kapur ende presidentin. Ndihmësit e zotit Uatara thanë se luftëtarët janë udhëzuar të kapin të gjallë zotin Bagbo.

Një zëdhënës i zotit Bagbo tha se trupat nga Kombet e bashkuara dhe ish fuqia koloniale, Franca ishin të përfshira në sulm, një akuzë që hidhet poshtë nga zyrtarët francez.

Bregu i Fildishtë ka qënë në krizë politike që nga dhjetori kur zoti Bagbo refuzoi rezultatin e zgjedhjeve që shpallën zotin Uatara si fitues.

XS
SM
MD
LG