Lidhje

Në Londër përurohet statuja e Presidentit Regan


Në Londër përurohet statuja e Presidentit Regan
Në Londër përurohet statuja e Presidentit Regan

Sot, më 4 korrik, në Britani u përurua një statujë e ish-presidentit amerikan Ronald Regan, gjithashtu në kuadër të festimeve me rastin e 100 vjetorit të tij të lindjes. Në ceremonimë e përurimit në ambasadën amerikane në Londër ishin të pranishëm ish-sekertarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague.

Zonja Rajs përfaqësonte në ceremoni bashkëshorten e ish presidentit, Nancy Regan. Ajo, së bashku me zotin Hague thanë se Ronald Regan do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm dhe se statuja e tij është dëshmi e miqësisë së sinqertë dhe aleancës tradicionale mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Statuja e Ronald Reganit do të qëndrojë krahas statujave të presidentëve të tjerë të shquar amerikanë, Dwight Ajazenhauer dhe Frankslin Ruzvelt, në sheshin Grosvenor të Londrës. Si një simbol i kontributit të tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë, para statujës në Ronald Reganit do të vendoset një copë nga Muri i Berlinit.

XS
SM
MD
LG