Lidhje

Në Bruksel fillon raundi i ri i bisedimeve Kosovë - Serbi


Në Bruksel fillon raundi i ri i bisedimeve Kosovë - Serbi

Në Bruksel fillon raundi i ri i bisedimeve Kosovë - Serbi

Sot në Bruksel filloi një tjetër raund bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Bisedimet synojnë normalizimin e lidhjeve mes të dy vendeve.

Një ҫështje mjaft delikate për të dyja palët është përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale dhe ato ndërkombëtare. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë filuan marsin e vitit të kaluar, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përparimi në bisedime është një kusht i rëndësishëm për pranimin zyrtarisht të Serbisë në BE, duke bërë përsëri trysni për dialog, i cili rifilloi vetëm disa ditë para se Brukseli të marrë një vendim për kërkesën e Beogradit për anëtarësim.

Serbia ndodhet para një tjetër presioni në këto kushte, pas një referendumi të debatueshëm, ku pjesa dërrmuese e banorëve serbë në veri të Kosovës kundërshtuan autoritetin e shqiptarëve dhe që u kritikua fort nga Bashkimi Evropian.

Kosova e fitoi pavarësinë katër vjet më parë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, pas acarimit të konfliktit etnik në vitin 1999.

Serbia e ka luftuar pavarësinë e Kosovës përmes diplomacisë, por edhe duke financuar një rezistencë disa herë të dhunshme të serbëve në veri të vendit ndaj autoritetit të Prishtinës. Banorë serbë ende mbajnë të bllokuara rrugët kryesore në veri, duke sfiduar Perëndimin, Beogradin dhe Prishtinën.

XS
SM
MD
LG