Lidhje

Në Egjipt, Vëllazëria Myslimane udhëheq në zgjedhje


Në Egjipt, Vëllazëria Myslimane udhëheq në zgjedhje

Në Egjipt, Vëllazëria Myslimane udhëheq në zgjedhje

Në Egjipt, Grupimi politik Vëllazëria Myslimane thotë se udhëheq me numrin më të madh të votave fazën e parë të zgjedhjeve pralamentare.

Grupi i bëri sfidë gjeneralëve ushtarakë, duke thënë se pjesëmarrja e lartë në votime tregon për kërkesën popullore për drejtimin e vendet nga një qeveri civile.

Partia e vëllazërisë myslimane “Liri dhe drejtësi” tha sot se të dhënat e para tregojnë se ajo ka siguruar numrin më të madh të votave, e pasuar nga partia ultrakonservatore salafiste, al Nur dhe në vend të tretë pason blloku i partive liberale të Egjiptit. Sipas njoftimit të mediave, deri tani, partia Liri dhe Drejtësi ka fituar mbi 40 për qind të votave.

Grupet e vijës së ashpër Salafistët, pritet të sigurojnë numrin më të madh të votave në qytetin e dytë më të madh të Egjiptit, Aleksandri.

Rezulatet e pjesshme pritet të dalin sonte. Rezultatet përfundimatre për Dhomën e Ulët e Parlamentit do të njoftohen në janar, pas dy raunde të tjera votimesh në pjesën tjetër të vendit. Ndërsa rezultati i përgjithshëm i votimeve pritet të shpallet në muajin mars.

Autoritet thonë se në votime mund të kenë marrë pjesë më tepër se 70 për qind e popullatës .

XS
SM
MD
LG