Lidhje

Në Francë fillon zyrtarisht fushata presidenciale


Në Francë fillon zyrtarisht fushata presidenciale
Në Francë fillon zyrtarisht fushata presidenciale

Në Francë filloi zyrtarisht fushata presidenciale, ndërkohë që presidenti Nikola Sarkozi po kritikohet ashpër nga kundërshtarët politikë të të dy krahëve, pas deklaratave të djeshme se ai do të marrë pjesë në garë për t’u rizgjedhur.

Zoti Sarkozi e krahasoi veten me kapitenin që nuk e braktis anijen në rrezik. Por kritikët thonë se ai i ka shkelur premtimet e mëparshme elektorale.

Anketat tregojnë se kandidati socialist, François Hollande, është shumë më përpara se sa rivalët, por partia e qendrës së djathtë e zotit Sarkozi shpreson se aftësitë e tij për të bërë fushatë do ta ngushtojnë diferencën me 8 pikë që ai ka në anketat e opinionit.

XS
SM
MD
LG