Lidhje

Në fund të pranverës BE i dorëzon Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave


Në Kosovë, përfaqësuesi special i Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar është shprehur i bindur se deri në fund të pranverës së këtij viti, Bashkimi Evropian do t’i dorëzojë institucioneve të Kosovës udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave. Ai i ka bërë këto komente gjatë një konference të organizuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, me temën “Mobiliteti artistik nga perspektiva filozofike dhe artistike”. Autoritetet vendase ndërkaq shprehen të përkushtuara për përmbushjen e kritereve që dalin nga ky udhërrëfyes. Në fillim të vitit, Komisioni Evropian hapi zyrtarisht procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, por ende nuk e kanë dorëzuar udhërrëfyesin për këtë proces, pasi që siç thuhet ai ende nuk është hartuar.

XS
SM
MD
LG