Lidhje

Në Gjirin e Meksikës do të fillojë procesi për mbylljen e pusit të dëmtuar

  • Zëri Amerikës

Inxhinierët në Gjirin e Meksikës do të fillojnë një proces dy-fazash për mbylljen përfundimisht të pusit të dëmtuar të naftës nga BP.

Janë mbushur 3 muaj nga fillimi i rrjedhjes së naftës. Ekipet e punonjësve po përgatiten për hapin e parë, atë që ata e cilësojnë "static kill", gjatë së cilës do të përpiqen ta shtyjnë naftën, duke pompuar nga poshtë lart baltë të ngjeshur tek e çara e pusit.

Në se kjo metodë funksion, pusi do të mbyllet me çimento nga sipër. Kapaku i vendosur e ka mbajtur të mbyllur pusin për më tepër se dy javë, por kjo masë ishte planifikuar vetëm përkohësisht. Hapi i dytë do të jetë hedhja e baltës dhe çimentos në rezervuarin e dëmtuar përmes një pusi tjetër.

Zyrtarët thanë se kjo procedurë, që do të mbyllë burimin e derdhjes së naftës, është mënyra e vetme për mbyllje përfundimisht të pusit.

Zyrtari më i lartë i qeverisë amerikane përgjegjës për operacionet në Gjirin e Meksikës, admirali në pension i Rojes Bregdetare, Thad Allen, tha dje se do të shkonte në selinë e BP-së në Houston për të parë nga afër këtë procedurë. Ky proces mund të fillojë që pas ditësh pas përfundimit të opracionit "static kill".

XS
SM
MD
LG