Lidhje

Një gjykatë e Ukrainës refuzon lirimin me kusht tëTimoshenkos

  • Zëri Amerikës

Një gjykatë e Ukrainës refuzon lirimin me kusht tëTimoshenkos

Një gjykatë e Ukrainës refuzon lirimin me kusht tëTimoshenkos

Një gjykatë në Ukrainë hodhi poshtë sot një kërkesë të avokatit të ish kryeministres Julia Timoshenko për lirimin e saj me kusht gjatë gjyqimit për abuzim të pushtetit.

Zonja Timoshenko u arrestua të premten pasi gjykatësit vendosën se ajo po përbuzte gjykatën.

Të djelën, gjykata administrative vendosi të ndalonte protestat masive në afërsi të gjykatës në Kiev, ku po shqyrtohet çështja.

Trupat e sigurisë rrethuan gjithashtu përkrahësit e saj pranë qendrës së burgimit në kryeqytetin e Ukrainës, ku po mbahet zonja Timoshenko.

Ambasada amerikane në Kiev i ka bërë thirrje Ukrainës të lirojë ish kryeministren.

XS
SM
MD
LG