Lidhje

Në jug të Shqipërisë fillon ngritja e këshillave të qarqeve të dala nga zgjedhjet vendore


Në jug të Shqipërisë fillon ngritja e këshillave të qarqeve të dala nga zgjedhjet vendore
Në jug të Shqipërisë fillon ngritja e këshillave të qarqeve të dala nga zgjedhjet vendore

Socialistët kanë arritur të marrin shumicën e votave në zgjedhjet për kryetarin e ri të Qarkut të Gjirokastrës, i cili përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin. Falë mbështetjes edhe të anëtarve të Partisë së të Drejtave të Njeriut, kryetari i ri i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës është zgjedhur Sulo Muçobega, drejtues lokal i Partisë Socialiste në Tepelenë. Muçobega arriti të merrte në emër të koalicionit të majtë 23 vota nga 21 të koalicionit të djathtë. Diferenca e ngushtë mes kantidatëve është përcaktuar nga votimi i anëtarëve të Partisë së të Drejtave të Njeriut. Katër prej anëtarëve në këtë këshill nga kjo parti kanë votuar kantidatin e majtë mbi bazë edhe të koalicionit të përbashkët në zgjedhjet e fundit vendore.

Fushata për kantidatët për kryetar qarku ishte shoqëruar me përplasje të brendshme në të dy kampet politike. Muçobega ishte zgjedhur si kantidat i socialistëve nga një votim i brendshëm i tyre i zhvilluar pak ditë më parë. Njësitë e Qarkut funksionojnë në Shqipëri në nivele rajonale . Këshillat e qarqeve përbëhen nga drejtuesit e komunave dhe të bashkive që dalin nga zgjedhjet vendore. Këto këshilla mbulojnë çështje të zhvillimit rajonal, të menaxhimit ekonomik, bujqësor dhe turistik në nivel rajonesh.

Por ndërsa në Gjirokastër votimi për kryetarin e qarkut i ka dhënë fund gjithë proçesit pas zgjedhjeve vendore, në Fier dhe në Vlorë ende nuk janë mbledhur Këshillat e Qarqeve. Socialistët kanë humbur në Këshillin e Bashkisë së Fierit drejtimin e këtij këshilli dhe kjo shkurton diferencën e raporteve politike edhe në zgjedhjet e pritshme për në Këshillin e Qarkut.

Ndërkaq në Vlorë pritet që këto ditë të mblidhet këshilli i ri i shtyrë prej një rivotimi në një komunë të Delvinës. Zgjedhjet në këto njësi rajonale shihen me interes nga qarqet politike jo vetëm për kontrollin e njësive vendore por edhe për të testuar raportet me aleatët politikë më të vegjël të dy partive të mëdha Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

XS
SM
MD
LG