Lidhje

Në jug të Shqipërisë partitë fillojnë aktivitetet paraelektorale për zgjedhjet e 8 majit

  • Raimond Kola

Në jug të Shqipërisë partitë fillojnë aktivitetet paraelektorale për zgjedhjet e 8 majit

Në jug të Shqipërisë partitë fillojnë aktivitetet paraelektorale për zgjedhjet e 8 majit

Në Jug të Shqipërisë subjektet politike kanë nisur aktivitetet paraelektorale për zgjedhjet e pritshme vendore të 8 majit. Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi në Gjirokastër një takim me përkrahësit e saj . Kryetari i kësaj partie Ilir Meta vlerësoi se zgjedhjet vendore janë momenti që e afrojnë më shumë politikën me qytetarët.

Zoti Meta i cili po hetohet nga prokuroria nën dyshimet se ka bërë presion për të marrë ryshfet ndaj ish-ministrit të ekonomisë, Dritan Prifti, në një video të regjistruar nga ky i fundit, u qëndroi larg komenteve për këtë çështje. Ai u tha përkrahësve të tij në Gjirokastër se partia e tij kishte ndezur motorët për të arritur sukses në zgjedhjet vendore duke nisur përcaktimin e kantidatëve më të mirë.

Për herë të parë para simpatizanëtve të kësaj partie është paraqitur edhe ish deputei i Partisë Socialiste Vangjel Tavo, i cili pak kohë më parë deklaroi largimin nga Partia Socialiste dhe kalimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Aktivitete intensive politike po zhvillojnë në jug të Shqipërisë edhe subjekte politike në zonat ku banon pakica greke. Partia e re Mega po hap zyrat e saj dhe po paraqet kantidatët për zgjedhjet vendore ndërsa

Partia e të Drejtave të Njeriut dhe Organizata Omonia po zhvillojnë takime me përkrahësit për situatën politike dhe një radhe procesesh siç është regjistrimi i popullsië dhe i pronave . Dy subjektet më të mëdha Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë nisur ende në nivelin vendor takimet e strukturave për zgjedhjet vendore.

XS
SM
MD
LG