Lidhje

Në këtë fund muaji, amerikanët shfaqën më pak pesimizëm për ekonominë


Në këtë fund muaji, amerikanët shfaqën më pak pesimizëm për ekonominë
Në këtë fund muaji, amerikanët shfaqën më pak pesimizëm për ekonominë

Amerikanët shfaqën më pak pesimizëm për ekonominë në fund të shtatorit, gjë që mund të çojë në rritje të shpenzime të konsumatorëve, një element i rëndësishëm ky për rritjen ekonomike.

Një raport i publikuar sot nga Universiteti i Miçiganit tregon se prirjet e konsumatorëve patën një përmirësim modest ndërkohë që zhgënjimi i amerikanëve ndaj betejës politike në Uashington është zbehur paksa.

Por të dhënat tregojnë se amerikanët janë ende të shqetësuar për papunësinë e lartë, tregun e trazuar të banesave dhe çmimet në rënie të aksioneve.

Një raport tjetër flet për rritje të veprimtarisë së biznesit në shtetet qendrore të vendit e ndihmuar kjo nga porositë e reja dhe një përmirësim në shifrat e punësimit.

Ndërkohë, ekspertët e qeverisë njoftojnë se të ardhurat ranë paksa në muajin gusht, rënia e parë në rreth dy vjet.

Ndërkohë të dhënat e Departamentit të Tregtisë tregojnë se shpenzimet e konsumatorëve u rritën paksa dhe ata kursyen më pak.

Ekonomistët i ndjekin me vemendje të ardhurat dhe shpenzimet e konsumatorëve, sepse kërkesa e konsumatorëve është ndër faktorët kryesorë që gjenerojnë veprimtarinë ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG