Lidhje

Në Kirgistan zhvillohen zgjedhjet presidenciale


Në Kirgistan zhvillohen zgjedhjet presidenciale
Në Kirgistan zhvillohen zgjedhjet presidenciale

Ish kryeministri i Kirgistanit kryeson në zgjedhjet e para presidenciale që nga kryengritja e vitit 2010 që rrëzoi nga pushteti presidentin e atëhershëm Kurmanbek Bakiyev.

Zyrtarët kirgiz të zgjedhjeve publikuan shifra paraprake jozyrtare që tregojnë se Almazbek Atambajev kryeson në garën me 16 kandidatë ku përfshihen ish ministri i emergjencave Kamçibek Tashijev, ish kryetari i parlamentit Adakhan Madumarov. Të dy këta të fundit janë nga jugu ndërsa ish kryeministri nga veriu i vendit të ndarë etnikisht.

Presidentja e përkohshme Roza Otumbajeva e cila ka drejtuar vendin që nga rrëzimi nga pushteti i Bakijevit, nuk merr pjesë në garë.

Ndërsa qëndrat e votimit u mbyllën, Madumarov dukej i gatshëm të sfidonte kthimin mbrapsht të votuesve duke u ankuar tek gazetarët se dhjetra mijëra njerëz nuk ishin lejuar të regjistroheshin.

Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk bënë komente të menjëhershme për shkelje në votime.

XS
SM
MD
LG