Lidhje

Në Liban formohet kabineti i ri qeveritar

  • Zëri Amerikës

Në Liban formohet kabineti i ri qeveritar

Në Liban formohet kabineti i ri qeveritar

Në Liban u formua një kabinet i ri pesë muaj pasi grupi militant Hezbollah dhe aleatët e tij bënë që të përmbysej koalicioni qeveritar.

Një zyrtar i qeverisë njoftoi sot formimin e kabinetit të ri i drejtuar nga kryeministri Naxhib Mikati, i cili mbështetet nga grupi Hezbollah. Blloku i kryesuar nga Hezbollahu ka shumicën e vendeve në parlamentin me 30 vende.

Por brënda disa orësh, koalicioni tregoi shenja dobësimi. Kryeministri duhet të zëvëndësojë të paktën një anëtar të qeverisë para se ta paraqesë atë për miratim në parlament.

Politikani Talal Arslan, aleat i Hezbollahut, u tërhoq sot nga posti i ministrit të shtetit, duke fajësuar mosmarrëveshjes politike mes tij dhe zotit Mikati.

Vendi kishte funksionuar pa një qeveri zyrtare që nga mesi i janarit kur u rrëzua qeveria pro-perendimore e kryeministrit Saad Hariri.

Grupi Hezbollah u tërhoq nga kabineti në atë kohë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një hetimi të mbështetur nga Kombet e Bashkuara mbi vrasjen në vitin 2005 të kryeministrit Rafik Hariri.

XS
SM
MD
LG