Lidhje

Në Libi vazhdojnë luftimet në qytetin strategjik Brega

  • Zëri Amerikës

Në Libi vazhdojnë luftimet në qytetin strategjik Brega

Në Libi vazhdojnë luftimet në qytetin strategjik Brega

Në Libi sot ka patur luftime mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse përreth qytetit strategjik të naftës, Brega.

Sipas njoftimeve nga ky qytet, asnjë nga palët ndërluftuese nuk po tërhiqen. Ndërkohë, NATO tha se po heton thëniet se një sulm ajror i koalicionit goditi një autokolonë me kryengritës po në Brega ditën e premte.

Brega është një nga qytetet me rezerva nafte në brigjet e Mesdheut që ka kaluar disa herë nga duart e kryengritësve në ato të forcave qeveritare që nga mesi i shkurtit.

XS
SM
MD
LG