Lidhje

NATO po heton mbi një sulm që ka vrarë 13 kryengritës libianë


NATO po heton mbi një sulm që ka vrarë 13 kryengritës libianë
NATO po heton mbi një sulm që ka vrarë 13 kryengritës libianë

NATO tha se po heton thëniet se një sulm ajror i koalicionit ka goditur një autokolonë me kryengritës në Libi, pranë qytetit lindor me reserva të pasura nafte, Brega, duke vrarë 13 persona.

Dëshmitarët thanë se një person nga grupi kishte qëlluar me armë zjarri kundër avionëve para sulmit të djeshëm të NATO-s.

Nuk është e qartë në se grupi i luftëtarëve kishte qëlluar me armë zjarri në ajër për të festuar fitoret e shënuara, apo në se kishin shtënë forcat besnike të Muamar Gadafit që mund të kishin depërtuar mes grupit. Një zëdhënës i opozitës tha se sulmi ishte një aksident. Ndërsa një përfaqësues i forcave kryengritëse i tha agjencisë Reuters se ata vazhdojnë t’i mbështesin sulmet ajrore.

XS
SM
MD
LG