Lidhje

Në Londër 160 të arrestuar gjatë trazirave të fundjavës


Në Londër 160 të arrestuar gjatë trazirave të fundjavës
Në Londër 160 të arrestuar gjatë trazirave të fundjavës

Autoritetet britanike thanë se të paktën 160 persona janë arrestuar në Londër gjatë trazirave dhe plaçkitjeve të fundjavës.

Rreth 35 oficerë të policisë u plagosën gjatë dhunës – përfshi tre policë që u goditën nga një makinë ndërsa po përpiqeshin të bënin arrestime në lindje të Londrës në protestat më masive në qytet në disa vite.

Dhuna shpërtheu të shtunën në mbrëmje pasi policia qëlloi një 29 vjeçar, në rrethena të debatueshme në lagjen e varfër Tottenham. Një oficer policie u plagos gjatë incidentit.

Banorët në Tottenham filluan një protestë paqësore të shtunën e cila u kthye në dhunë në mbrëmje. Protestuesit hodhën gurë mbi policinë, plaçkitën dyqane dhe u vunë zjarrin disa makinave. Disa banorë thanë se dhuna shpërtheu gjithashtu nga zemërimi mbi situatën e zymtë ekonomike në veri të Londrës.

XS
SM
MD
LG