Lidhje

Në Maqedoni mbahet konferenca ndërkombëtare për zhvillimin dixhital


Në Ohër të Maqedonisë po mbahet një konferencë ndërkombëtare për zhvillimin dixhital dhe internetin me brez të gjerë. Aty po marrin pjesë drejtues të disa kompanive të njohura botërore.

Biznesmeni mesikan Karlos Slim, bashkëdrejtues i Komisionit për zhvillimin dixhital dhe internetin, theksoi ndikimin e internetit me brez të gjerë dhe teknologjive të reja për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Ai ka thënë se ka shtete ku ende ekziston një qasje e kufizuara tek ky lloj interneti, gjë që paraqet pengesë për zhvillimin e bizneseve.

Autoritetet qeveritare maqedonase paraprakisht i kanë prezantuar miliarderit meksikan mundësitë e Maqedonisë për investitorët e huaj në fushën e energjetikës dhe të ndërtimit. Autoritetet në Shkup shprehen se vizita e zotit Slim e vendos vendin e tyre në hartën e vendeve të botës me përparësi për investime.


XS
SM
MD
LG