Lidhje

Në Moskë rifillon procesi gjyqësor ndaj ish manjatit të naftës, Kodorkovski

  • Zëri Amerikës

Në Moskë rifillon procesi gjyqësor ndaj ish manjatit të naftës, Kodorkovski

Në Moskë rifillon procesi gjyqësor ndaj ish manjatit të naftës, Kodorkovski

Një gjykatë në Moskë rifilloi sot procesin gjyqësor ndaj ish manjatit të naftës, Mikail Kodorkovski dhe partnerit të tij të biznesit, Platon Lebedev, pasi dje i shpalli ata fajtorë për disa akuza, përfshirë edhe përvetësim fondesh.

Kodorkovski, dikur njeriu më i pasur i Rusisë, ishte kreu i komapnisë ruse të naftës Jukos, deri kur Kremlini mori kontrollin e kompanisë, deklaroi falimentimin dhe i shiti pasuritë e saj. Autoritetet e akuzuan atë dhe Platon Lebedevin për vjedhjen e naftës nga ish kompania Jukos dhe larjen parash nga fitimet e nxjerra në shumën 27 miliardë dollarë. Khodorkovski i mohoi akuzat dhe avokatët e tij u zotuan se do ta apelojnë vendimin.

Të dy të pandehurit janë pranë përfundimit të dënimit të tyre 8-vjeçar për mashtrim dhe evazion fiskal. Khodorkovski dhe përkrahësit e tij thonë se po dënohen ngaqë kanë mbështetur kandidatët e opozitës dhe kritikët e ish-presidentit dhe kryeministrit aktual Vladimir Putin. Dënimin e tyre e kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore.

XS
SM
MD
LG