Lidhje

Në Paris fillon Kupa Botërore në futboll për të pastrehët

  • Zëri Amerikës

Në Paris fillon Kupa Botërore në futboll për të pastrehët

Në Paris fillon Kupa Botërore në futboll për të pastrehët

Në Paris filloi Kupa botërore në futboll për të Pastrehët, ku marrin pjesë lojtarë nga e gjithë bota.

Ata shpresojnë të shënojnë sa më shumë pikë për çështjen dhe për ekipet e tyre. Për shumë prej tyre, kjo është një përvojë e ndryshme jetësore.

Kupa e Botës për të pastrehët bashkon 64 vende me synimin për të luftuar në favor të këtyre njerëzve përmes futbollit.

Organizatorët dëshirojnë të përdorin sportin si mjet për të nxitur përfshirjen sociale të njerëzve të pastrehë dhe të margjinalizuar, të përpiqen t'u tregojnë atyre se gjithçka është e mundur.

Kjo ka rëndësi për të rinjtë, sepse shpesh këta të rinj nuk kanë ku të jetojnë, në vendet e tyre ata nuk mund të dalin nga komunitetet e tyre, dhe kjo u jep një mundësi të shohin botën. Kjo, thonë organizatorët, mund të ndryshojë jetën e tyre.

XS
SM
MD
LG