Lidhje

Francë: Në prag të zgjedhjeve, Hollande kryeson garën me Sarkozinë


Sondazhet e fundit para zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Francë, tregojnë se distanca mes presidentit Nicolas Sarkozy dhe rivalit të tij socialist, François Hollande është shkurtuar, por përsëri parashikojnë një fitore të zotit Hollande. Një sondazh i agjencisë Sofres TNS (Sofrë TNS) tregon 53.5 për qind mbështetje për Hollande dhe 46.5 përqind për Sarkozy.

Nicolas Sarkozy shpreson se votuesit që hodhën votën për udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në raundin e parë do t'ja japin atij mbështetjen në balotazhin e së dielës.

Por anketuesi i agjencisë Sofres TNS, Edouard Lecerf thotë se ndonëse dy të tretat e elektoratit të ekstremit të djathtë votuan për zotin Sarkozy në raundin e dytë në vitin 2007, kjo shifër është tani rreth 50 për qind.

Edouard Lecerf, Agjencia e anketimeve Sofres TNS
"Mes 10 dhe 15 për qind e votuesve të kandidates Marine Le Pen do të votojnë për Francois Hollande," thotë anketuesi.

"Tek ata, ndjenjat anti-Sarkozy janë mjaft të forta. Veç kësaj, 35 për qind e njerëzve që votuan për zonjën Marine Le Pen në raundin e parë, na thonë se do ta hedhin votën bosh ose nuk do të shkojnë fare për të votuar. "

Zoti Lecerf thotë gjithashtu se më pak se 10 për qind e elektoratit ende nuk ka vendosur për kë do të votojë.

"Pavarësisht se ata thonë se mund të votojnë për zotin Hollande apo për zotin Sarkozy, ata ende mund të ndryshojnë mendje deri në minutën e fundit."

Edhe një sondazh i agjencisë CSA i jep zotit Holandë avantazhin, me 53 për qind kundrejt 47 për qind për zotin Sarkozy.

Zoti Sarkozy, i cili nga shumë votues është kritikuar për politikat e tij ekonomike, ka premtuar një "surprizë" në balotazhin e së dielës.

XS
SM
MD
LG