Lidhje

Në pritje të ceremonisë së çmimeve Tony

  • Adam Fillips

Në pritje të ceremonisë së çmimeve Tony

Në pritje të ceremonisë së çmimeve Tony

Dritat e Broadway-it ndriçuan më shumë këtë javë në pritje të ceremonisë së çmimeve Tony. Se cili kandidat do të fitojë medalionet e nderit për lojën më të mirë, muzikalin dhe talentin teatrial më të mirë do të mbetet një mister deri në shfaqjen e ceremonisë që do të tranmetohet në televizion. Por kjo nuk e ka ndalur korrespondentin e Zërit të Amerikës Adam Phillips dhe admirues të tjerë të teatrit të fillojnë lojën e hamendjeve.

Kënga titullohet Hello, dhe është një nga ato që e bënë “The Book of Mormon” një hit në Broadway me 14 kandidatura të çmimeve Tony. Kjo shifër është pranë një rekordi thotë gazetari Patrick Healy, i cili mbulon Broadway-n për Nju Jork Tajmsin.

"Është një muzikal i ëmbël rreth dy misionarëve të rinj mormon që shkojnë në Uganda në një zonë lufte dhe e gjejnë veten si peshku pa ujë. Duke u përpjekur të mbijetojnë ata i konvertojnë afrikanët në fenë e tyre mormone. Kanë shumë sfida të mëdha e të vogla dhe konfrontime gjatë këtij procesi".

Healy thotë se muzikali The Book of Mormon ka tema të aktualitetit. Dy pretendentët e mundshëm për kandidaturën presidenciale të partisë republikane në vitin 2012 – ish guvernatori i Masaçusets Mit Romni dhe ish guvernatori i Utah-s jon Huntsman janë mormon dhe shumë amerikanë janë të mistifikuar nga feja.

"Ata janë si afrikanët në një farë mënyre në “The Book of Mormon” duke thënë – kush jeni ju? Në çfarë besoni – A besoni se mund të keni tre gra? A besoni vërtet se Jezusi vizitoi Nju Jorkun dhe iu la atje Biblën? Megjithatë shfaqja nuk sulmon në asnjë mënyrë fenë mormone. Aty misionarët mormon e tregojnë veten si karaktere të dashur dhe shumë besimtar. Shfaqja është shumë e hijëshme dhe me humor".

Dy kandidatë të tjerë për muzikalin më të mirë janë “Catch Me If You Can” dhe “Sister Act”.

Por “Scottsboro Boys” që mori 12 kandidatura të çmimeve Tony, bazohet në historinë reale të nëntë djemëve afrikano-amerikanë që akuzohen për përdhunimin e dy vajzave në Alabama në vitin 1931 dhe tregon historinë ogurzezë të mohimit të drejtësisë.

Healy thotë se katër pretendentët për lojën më të mirë kanë mjaft vlera. Kandidatët përfshijnë “Jeruzalem”, “Good People” dhe “Warhouse”.

Gjatë viteve të fundit producentët e Broadway-it janë mbështetur shpesh tek aktorët e famshëm për të shtuar shitjen e biletave. Këtë vit shfaqjet në Broadway kishin gjithashtu yje të skenës dhe ekranit.

Deri të djelën në mbrëmje, tensioni se cili do të fitojë çmime do të vazhdojë të shtohet në dhomat e makiazhit në Broadway por kjo megjithatë mbetet pjesë e kënaqësisë.... të paktën për parashikuesit.

XS
SM
MD
LG