Lidhje

Shqipëri: Parametrat mjedisorë në investimet e reja në vend


Shqipëri: Parametrat mjedisorë në investimet e reja në vend

Shqipëri: Parametrat mjedisorë në investimet e reja në vend

Një fabrikë e re e prodhimit të çimentos sapo është ndërtuar në periferi të Fushë Krujës, 30 km nga kryeqyteti. Ekspertët pohojnë se Kompania Titan është e para në Shqipëri që mbron mjedisin sipas standarteve të Bashkimit Europian.

Zona e Krujës dhe e Fushë-Krujës po vuan prej shumë vitesh nga ndotje të mëdha mjedisore, ndaj edhe ndërtimi i një fabrike të re çimentoje, e cila mbron natyrën e kësaj krahine është një risi për investimet e huaja në Shqipëri. Ndërtimi i këtij impianti industrial ka kushtuar 200 milion Euro. Prodhimi i fabrikës shkon deri në 1.5 milion ton në vit dhe pritet të plotësojë nevojat e tregut vendas dhe të eksportojë një pjesë të prodhimit.

“Kjo fabrikë përfaqëson një nga teknologjitë më të mira në botë aktualisht, si për procesin e prodhimit ashtu edhe për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit” - thotë menaxheri i përgjithshëm i “Antea Cement”, Angelos Kalegorakos, që ndërtoi fabrikën Titan.

Inxhinereët e kompanisë 100 vjecare, projektuan një fabrikë unike në linjën e prodhimit me cilësi të qëndrueshme dhe me standarte shumë të larta mjedisore. “Qysh nga fillimi i investimit, ne vendosëm që të ndjekim standartet e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit. Jo vetëm kaq por këtyre i bashkangjitëm edhe udhëzuesit e BERZH-it dhe IFC, të cilat janë shumë të rrepta për mjedisin kudo në botë. Nga pikëpamja mjedisore, kjo fabrikë është një ndër më të mirat që mund të gjendet në Europë dhe kudo në botë”- tha zoti Kalegorakos.

Projektuesit e fabrikës pohuan se një tjetër element suksesi është bashkëpunimi i ngushtë që ata gjetën në Shqipëri me komunitetin e banorëve, qeverinë qendrore dhe pushtetin vendor. Ata pohojnë se këtu ekziston një klimë e përshtatshme për investimet e huaja, ndërsa detyra e këtyre të fundit është krahas prodhimit, të shtojnë punësimin e të rinjve vendas dhe të mbrojnë terrenin ku vendosin teknologjitë e reja.

Industria e ndërtimit është një nga sektorët më të zhvilluar të ekonomisë shqiptare. Në të janë punësuar numri më i madh i punëtorëve dhe është një nga fushat me më shumë fitime. Shqipëria është një territor i pasur me lëndë të para për ndërtime, por pakkush deri sot është kujdesur që të mbrojë mjedisin nga shfryëzohen këto materiale. Gërryerjet e shtretërve të lumenjve dhe shpateve të maleve kanë shkaktuar një erozion të jashtëzakonshëm në 20 vitet e e fundit.

XS
SM
MD
LG