Lidhje

Shqipëri: Parlamenti miraton me votat e shumicës ligjin për faljen fiskale

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri: Parlamenti miraton me votat e shumicës ligjin për faljen fiskale

Shqipëri: Parlamenti miraton me votat e shumicës ligjin për faljen fiskale

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot vetëm me votat e shumicës së djathtë ligjin për faljen fiskale të propozuar nga qeveria

Shumica kishte paraqitur në të vërtetë projektligjin për amnistinë fiskale, miratimi i së cilës kërkonte domosdoshmërisht edhe votat e opozitës. Por kjo e fundit, siç e kishte bërë të qartë prej kohësh e kundërshtoi projektin e qeverisë, duke e quajtur atë si një përpjekje të shumicës për të përfitur vota në prag të fushatës zgjedhore.

Deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se qeveria duhet të tërhiqte ligjin dhe t’ja nështronte diskutimeve të gjera për të arritur në një projekt të mbështetur nga të gjitha palët. Por sipas qeverisë, opozita e kundërshtonte, sepse në të nuk ishte përfshirë amnistia e pasurive të politikanëve, e nuk do të përfitonin kështu ata dhe kryetari i tyre.

Shumica hodhi me pas në votim variantin e faljes fiskale, e cila përfshin heqjen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura, detyrimet për faturat e energjisë deri në vitin 2008 apo dhe ato të ujit, faljen e taksave të automjeteve dhe gjobave, apo të kontributeve të papaguara të sigurimeve shoqërore.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG