Lidhje

Në Shqipëri pritet të mbërrijë Miroslav Lajçak

  • Armand Mero

Në Shqipëri pritet të mbërrijë Miroslav Lajçak

Në Shqipëri pritet të mbërrijë Miroslav Lajçak

Në Shqipëri, pritet të mbërrijë të enjten Miroslav Lajçak, i dërguari i përfaqësueses së lartë të Bashkimit europian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherin Ashton.

Këtë e bëri të njohur sot zëdhënësja e zonjës Ashton në Bruksel sipas të cilës i dërguari europian do të përpiqet të nxisë rikthimin e dialogut politik në Shqipëri.

Më herët kryetari socialist Edi Rama ishte shprehur I gatshëm për të mirëpritur ndërmjetësimin ndërkombëtar duke saktësuar se opozita i qëndron gjithnjë dialogut për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

Por nga shumica në pushtet kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi u përgjigj duke saktësuar se më parë duhet të dalin sipas tij përgjegjësit e grushtit të dështuar të shtetit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG