Lidhje

Në Shqipëri sot është dita e fundit për mbylljen e procesit të censusit

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri sot është dita e fundit për mbylljen e procesit të censusit

Në Shqipëri sot është dita e fundit për mbylljen e procesit të censusit

Në Shqipëri sot është dita e fundit për mbylljen e procesit të censusit, apo siç njihet ndryshe, ai i regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

Përfaqësues të Institutit të Statistikave shpjeguan se në mbrëmje do të mblidhen edhe të dhënat e fundit, në bazë të të cilave do të vendoset nëse ka ende nevojë që procesi të shtyhet edhe disa ditë. Në Tiranë ka ende disa zona ku nuk janë realizuar regjistrimet.

Procesi i censusit u parapri dhe u shoqërua me debate, për shkak të faktit se në pyetësor janë përfshirë edhe deklarimet vullnetare të kombësisë dhe fesë.

Rezultatet e para të këtij procesi pritet të publikohen në fund të muajit të ardhshëm, ndërsa përpunimi përfundimtar i të gjithë të dhënave do të dojë të paktën një vit.

XS
SM
MD
LG