Lidhje

Në Shqipëri sot nis punimet ministeriali i Mbrojtjes i vendeve të Europës Juglindore


Në Shqipëri sot nis punimet ministeriali i Mbrojtjes i vendeve të Europës Juglindore
Në Shqipëri sot nis punimet ministeriali i Mbrojtjes i vendeve të Europës Juglindore

Në Shqipëri sot nis punimet Ministeriali i Mbrojtjes i vendeve të Europës Juglindore, nisma e cila bashkon 16 vende të rajonit por edhe Shtetet e Bashkuara.

Takimi do të ketë në qendër angazhimn e forcave të armatosura në rastet e emrgjencave civile, por ndërkohë ai është edhe një mundësi për shkëmbime ideshë dhe takime dypalëshe.

Ministri shqiptar Mbrojtjes Arben Imami është takuar mbrëmë me ndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes Alexander Vershbow e më pas edhe me homologët e tij malazez, bullgar dhe serb.

Ministri Imami ka propozuar ndër të tjera edhe përfshirrjen e Kosovës në këtë nismë me statusin e vendit vëzhgues.

Ministeriali i Mbrotjes i vendeve të Europës Juglindore është një proces i cili mori udhë në vitin 1996, kur në një rajon të dalë jo vetëm nga një e kaluar komuniste por ende i mbizotëruar nga ndarjet shekullore mes vendve përbërëse, nevojitej të krijohej një frymë e re bashkëpunimi por edhe komunikimi.

Nga njëra anë Shtete e Bashkuara, Italia dhe Turqia dhe nga ana tjetër përfaqësuesit e Ballkanit të ri postkomunist, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria i dhanë jetë këtij procesi të cilit më pas do t’i bashkangjiteshin edhe vende të tjera duke bërë që tanime të numërojë 14 anëtarë prej të cilëve Mali i Zi dhe Serbia bëhen sot pjesmarrës me të drejta të plota si dhe dy anëtarë të tjerë, Gjeogjia dhe Moldavia që kanë statuisin e vëzhguesit.

Në takimin që dje në mbrëmje pati me homologun e tij malazez, ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami kërkoi mbështetje që edhe Kosova të ftohet të jetë pjesë e këtij procesi me statusin e vëzhguesit.

Takimi që do të hapet sot me një përshëndetje të kryeministrit shqiptar Sali Berisha do të ketë në qendër të tij angazhimin e forcave të aramatosura në rastet e emrgjencave civile si dhe përcaktimin e një konceti strategjik lidhur me këtë cështje.

Kjo ka qenë temë edhe në takimet që mbrëmë minisri i mbriotjes Arben Imami ka patur edhe me disa homologë të tij.

“Shqipëria po bën përpjekje të vazhdueshme për të rritur bashkëpunimin ndërmjet të gjitha vendeve të rajonit dhe për t’i mbështetur ata në rrugën e integrimit në strukturat euroatlanitike – ka deklaruar zoti Imami në takimin me Sekretarin e Shtetit të Serbisë, z. Dusan Spasojevic - Në këtë kontekst - ka vijuar ai - duhet të rritet bashkëpunimi dhe sa i takon përballjes më fatkqesitë natyrore pasi ato janë të paparashikueshme dhe mund të gjunjëzojnë dhe shtete me potenciale shumë më të fuqishme se vendet tona. Duhet të gjenden rrugët dhe format e bashkëpunimit për të qenë sa më efikasë në përballimin e këtyre situatave dhe njëkohësisht të mos lejohet që jeta e qytetarëve të vihet në rrezik apo të pësojnë dëme materiale. Kjo është një çështje për të cilën duhet punuar së bashku” ka thënë zoti Imami.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes ka patur edhe një takim me ndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes Alexander Vershbow i cili ka ripërsëritur mirënjohjen për angazhimin e Shqipërisë në misionet në Afganistan dhe në vende të tjera.

Ndihmës sekretari amerikan i mbrojtjes ka konfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Shqipërinë në të gjitha drejtimet e nevojshme.

XS
SM
MD
LG