Lidhje

Në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve


Në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve
Në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve

Në Shtetet e Bashkuara po shënohet Dita e të Rënëve dhe amerikanët në të gjithë vendin ndalen për të reflektuar mbi sakrificat e atyre që dhanë jetën në konflikte.

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden ishte sot në varrezat kombëtare pranë Uashingtonit, ku vendosi një kurorë tek varri i Ushtarit të Panjohur. Zoti Biden nderoi kontributin e atyre që u flijuan në luftrat në Afganistan dhe Irak, si dhe ushtarëve amerikanë të rënë në konflikte të mëparshme. Ai tha se familjet e të rënëve, si dhe të gjithë amerikanët, duhet të ndjehen krenarë për kontributin që dhanë dëshmorët për vendin.

Presidenti Barak Obama nderoi pjesëtarët e ushtrisë amerikane në një ceremoni në Varrezat Kombëtare Abraham Linkoln të Çikagos.

Dita e të Rënëve shënohet çdo vit në të hënën e fundit të muajit maj dhe është një mundësi për kombin amerikan që të nderojë amerikanët e rënë në luftë. Në të gjithë vendin sot zhvillohen parada dhe ceremoni të ndryshme.

XS
SM
MD
LG