Lidhje

Në Sudan përfundon referendumi 1-javor për ndarjen e vendit

  • Zëri Amerikës

Në Sudan përfundon referendumi 1-javor për ndarjen e vendit

Në Sudan përfundon referendumi 1-javor për ndarjen e vendit

Sot në Sudan përfundoi referendumi për ndarjen e vendit, i cili zgjati për 1 javë. Qendrat e votimit u mbyllën dhe njerëzit presin me padurim rezultatin e votimeve. Pritet që votuesit në jug të vendit të kenë votuar kryesisht për pavarësinë nga veriu, duke krijuar kështu shtetin më të ri të botës.

Rezultatet e para pritet të shpallen më 31 janar dhe ato përfundimtare pritem deri më 6 shkurt. Zyrtarët e votimeve thanë se pjesëmarrja në votime ka qenë më tepër shumë më tepër se 60 për qind e popullsisë, që është shifra e nevojshme që votimet të shpallen të vlefshme.

Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter, i cili ka shkuar në Sudan për vëzhgimin e votimeve, tha se duket që zgjedhjet i kanë përmbushur standartet ndërkombëtare. Një zyrtar i partisë në psuhtet në veri të vendit tha se partia e tij do ta pranojë rezultatin e votimeve.

XS
SM
MD
LG