Lidhje

Në Taipei të Taivanit hapet spektakli i përvitshëm i fenerëve


Në Taipei të Taivanit hapet spektakli i përvitshëm i fenerëve
Në Taipei të Taivanit hapet spektakli i përvitshëm i fenerëve

Në Taipei të Taivanit është hapur spektakli i përvitshëm i fenerëve për të festuar festivalin kinez të fenerëve që këtë vit bie të hënën më 6 shkurt. Është një festë që mbahet çdo vit në ditën e 15-të të muajit të parë të kalendarit hënor kinez dhe shënon fundin e festimeve të Vitit të Ri Kinez.

Një fener 21 metra i lartë në formë dragoi është vendosur në Hollin Sun Yatsen. Aktivitetet me rastin e kësaj feste përfshinë një spektakël me drita dhe muzikë shoqëruar nga objekte me tre përmasa, ujëvara dixhitale dhe shigjeta me rreze lazer.

Mes fenerëve kishte edhe një seksion me fenerë të ricikluar për ta vënë theksin tek kursimi i energjisë, që ishte ngritur nga studentët. Spektakli i dritave do të vazhdojë deri më 12 shkurt.

XS
SM
MD
LG