Lidhje

Në Tiranë çelet ekspozitë fotografike kushtuar Nënë Terezës

  • Armand Mero

Në Tiranë çelet ekspozitë fotografike kushtuar Nënë Terezës

Në Tiranë çelet ekspozitë fotografike kushtuar Nënë Terezës

Në Tiranë sot u çel një ekspozitë fotografike kushtuar kujtimit të Nënë Terezës, humanistes së njohur shqiptare, mbajtëse e çmimit Nobel për Paqen, në rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj.

Ekspozita e hapur nën kujdesin e kryetares së parlamentit Jozefina Topalli, është vendosur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë godinës së parlamentit. Në të janë paraqitur fotografi të shumta nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës.

Zonja Topalli u shpreh se në historinë kombëtare nuk ekziston një personalitet që t'i ketë dhënë Shqipërisë më shumë emër dhe krenari, sesa emri i Nënë Terezës. Çdo gjë që ajo ka bërë në jetën e saj - tha zonja Topalli - ka bërë të madhe jo vetëm atë vetë por edhe emrin emrin e shqiptarëve dhe ka bërë krenare Shqipërinë.

Nënë Tereza, vazhdoi më tej kryetarja e parlamentit, ishte e vetmja shenjtore e gjallë që me devocionin e saj do të mbetet model frymëzimi për të gjithë njerëzimin.

Në çeljen e kësaj ekspozite zonja Topalli shoqërohej edhe nga studiuesja Inis Kraja, e bija e artistes së njohur Marije Kraja, e cila ka qenë ndër njerëzit më të afërt të familjes së Nënë Terezës në Shqipëri.

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës janë parashikuar aktivitete të shumta në kujtim të figurës dhe veprës së saj.

XS
SM
MD
LG