Lidhje

Në Tiranë ekspozohet busti i atletit të panjohur


Në Tiranë ekspozohet busti i atletit të panjohur
Në Tiranë ekspozohet busti i atletit të panjohur

Arkeologët shqiptarë ekspozuan sot në kryeqytet bustin e atletit të panjohur, që u zbulua disa ditë më parë në qendrën histroike të Apollonisë, pranë Fierit. Vepra mendohet se i përket gjysmës së dytë të shekullit të dytë pas erës së re. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertët për vlerat e mëdha artistike dhe historike. Vepra nuk ka asnjë dëmtim fizik dhe është gjetur e plotë dhe e ruajtur mirë, ashtu siç është ekspozuar në Apolloni mbi 18 shekuj më parë.

XS
SM
MD
LG