Të premten, në Tropojë u zhvillua një ceremoni në nderim të disa prej figurave të shquara të këtij rrethi, që dhanë kontribut për pavarësinë dhe çështjen kombëtare, luftën kundër komunizmit si dhe për Kosovën. Me këtë rast, komuna Bujan e Tropojës nderoi me titullin Qytetar Nderi pas vdekjes, Abedin Mulosmanin, një atdhetar, publicist e diplomat, ish ministër i oborrit Mbretëror në mërgim, i cili vdiq disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara.