Lidhje

Në Uashington fillon Festivali i Lulëzimit të Qershive


Në Uashington fillon Festivali i Lulëzimit të Qershive
Në Uashington fillon Festivali i Lulëzimit të Qershive

Në Uashington, Festivali i Lulëzimit të Qershive në Parkun Kombëtar filloi më herët se zakonisht, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit po shoqërohet me dhimbje. Disa mijëra pemë qershie, dhuratë e Japonisë në mars të vitit 1912, në gjest për t’i shprehur miqësi Shteteve të Bashkuara, janë mbushur me miliona lule të bardha dhe rozë në kryeqytetin amerikan.

Por këtë vit, tërmeti shkatërrimtar dhe cunami në Japoni janë në mendjet e organizatorëve të festivalit të 16-të Kombëtar të Lulëzimit të Qershive, i cili filloi dje. Ata janë përpjekjeur këtë vit, që aktivitetet e shumta kulturore, artistike dhe zbavitëse të mos reflektojnë indiferencë ndaj tragjedisë që po përjeton këto ditë populli japonez. Madje disa nga aktivitetet festive janë anuluar.

Një nga aktivitetet e këtij viti, është krijimi nga fëmijët i vinçave prej letre, gjatë të cilit do të mblidhen fonde për viktimat e tërmetit. Fëmijët që marrin pjesë në festival, po ashtu i dërguan mesazhe ngushëllimi Ambasadës Japoneze në Washington.

Ceremoninë e hapi Kryetari i Bashkisë së Washingtonit Vincent Gray dhe i ftuar nderi ishte ambasadori japonez Ichiro Fujisaki. Festivali vazhdon zyrtarisht deri më 10 prill, por botanistët e Parkut Kombëtra thonë se kulmi i lulëzimit të pemëve do të jetë nga e marta, deri të premten e ardhshme.

XS
SM
MD
LG