Lidhje

Në Veri të Shqipërisë vazhdojnë përpjekjet për hapjen e rrugëve

  • Pëllumb Sulo

Në Veri të Shqipërisë vazhdojnë përpjekjet për hapjen e rrugëve

Në Veri të Shqipërisë vazhdojnë përpjekjet për hapjen e rrugëve

Në Veri të Shqipërisë po vazhdojnë përpjekjet për hapjen e rrugëve, që lidhin Qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër, ku një numër i madh komunash malore vazhdojnë të jenë të izoluara prej më shumë se dy javësh.

Tashmë ekipet e helikopterëve e kanë gjithnjë e më të vështirë ndërhyrjen nga ajri për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve.

Drejtues të spitalit rajonal të Shkodrës pohojne se, deri tani, nga zonat e thella malore, janë përballuar dhjetë emergjenca shëndetësore dhe se ekipet mjekësore janë në gatishmëri për të përballuar edhe raste të tjera gjatë ditëve në vazhdim.

XS
SM
MD
LG