Lidhje

Rifillojnë negociatat për marrëveshje me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry takohet sot me ministrin e jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif ndërsa afron afati i një marrëveshje afatgjatë mbi programin bërthamor të Iranit.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se synimi i takimit në Vjenë është “të shihet nëse është bërë përparim”, dhe se zoti Kerry kërkon të zhvillojë një diskutim të thellë për të parë vullnetin e Iranit në marrjen e vendimeve kritike të nevojshme.

Zoti Kerry tha dje, një ditë para bisedimeve që përfunduan pa një marrëveshje se mbeten “boshllëqe të mëdha”,para se të arrihet një marrëveshje mes Iranit dhe grupit të gjashtë fuqive botërore.

Ministri i jashtëm Iranian Zarif bëri thirrje për vullnet të mirë nga të dyja palët.

Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania kanë negociuar për muaj të tërë në përpjekje për të arritur një marrëveshje për të siguruar që programi bërthamor i Iranit ka synime paqësore. Irani, nga ana e tij kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare që kanë dëmtuar ekonominë e vendit.

XS
SM
MD
LG