Lidhje

Bllokohen negociatat për përgjysmimin e borxhit të Greqisë


Bllokohen negociatat për përgjysmimin e borxhit të Greqisë
Bllokohen negociatat për përgjysmimin e borxhit të Greqisë

Negociatat për përgjysmimin e borxhit të Greqisë ndaj investitorëve privatë kanë hyrë në një rrugë pa krye. Huadhënësit më të mëdhenj kanë rënë dakort që të falin rreth 130 milionë dollarë nga borxhi që u ka atyre qeveria e Athinës. Por negociatat kanë ngecur tek përqindja e interesit që investitorët duhet të pranojnë për borxhin e Greqisë.

Huadhënës nga 32 institucione financiare që kanë dhënë borxhe për Greqinë u takuan në Paris sot për të diskutuar hapin e tyre të ardhshëm, përpara se të shkojnë nesër në Athinë për bisedime të mëtejshme. Ata kërkojnë një interes prej 4% për borxhin grek. Por udhëheqësit europianë po ushtrojnë presion që interesi të jetë në shifrat 3.5% , me qëllim për të ndihmuar Greqinë e rrënuar nga borxhet që të mëkëmbë ekonominë e saj në vitet e ardhshme.

Udhëheqësit europianë thonë se Greqia ka nevojë që të përmbushë marrëveshjen me kreditorët privatë - dhe të vendosë masa edhe më të ashpra buxhetore - përpara se të miratohet një tjetër këst kredie për të, në shifrën e 169 milionë dollarëve.

XS
SM
MD
LG