Lidhje

Negocimet me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u shpreh sot optimist se fuqitë botërore dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje bërthamore, por se ka ende disa çështje të vështira.

“Mendoj se po i afrohemi marrjes së vendimeve të vërteta. Kemi ende disa aspekte të vështira, por vazhdoj të kem shpresë.”

Vendet negociatore i kanë caktuar vetes ditën e hënë si afat për të arritur marrëveshjen bërthamore. Afati është zgjatur tre herë gjatë dy javëve të fundit, ndërkohë që Irani akuzoi Perëndimin se po krijon pengesa të momentit të fundit.

Takimet e djeshme u kryen me dyer të mbyllura dhe me axhendë të ngjeshur deri në orët e vona të mbrëmjes në Pallatin Coburg të Vjenës.

Shumë nga diplomatët e përfshirë në bisedime citohen të kenë thënë se bisedimet mund të përmbyllen me sukses që ditën e sotme.

Ministri i Jashtëm i Francës Laurent u shpreh se edhe ai është optimist.

“Shpresoj që po i hyjmë më në fund fazës përfundimtare. Mendoj se Franca ka ruajtur një përqasje bashkëpunuese që do të ndihmojë në arritjen e një rezultati të kënaqshëm.”

Agjensia Reuters citon edhe një zyrtar të lartë iranian të ketë konfirmuar se marrëveshja mund të arrihet që ditën e sotme.

XS
SM
MD
LG