Lidhje

Vdes Nelson Mandela


Luftëtari kundër aparteidit në Afrikën e Jugut dhe fitues u çmimit Nobel për paqe, vdiq të enjten në moshën 95 vjeçare.

Udhëheqësi i luftës kundër aparteidit dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, vdiq në moshën 95 vjeçare.

Ai kaloi 27 vjet në burgje për shkak të rolit të tij në luftën për t;i dhënë fund sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut.

Pas lirimit të tij nga burgu, ai u shndërrua në simbol të paqes dhe ripajtimit dhe më 1993 u shpall fitues u çmimit Nobel për paqe.

Në vitin 1994 ai u zgjodh president i Afrikës së Jugut.
XS
SM
MD
LG