Lidhje

Statujë e Nelson Mandelës në Uashington


Një statujë tre metra e lartë e ikonës afrikano-jugore, Nelson Mandela është vendosur në Uashington, DC.

Statuja u zbulua dje para ambasadës së Afrikës së Jugut, në vendin ku mijëra protestues kërkuan që t’i jepej fund aparteidit dhe lirimin e zotit Mandela nga burgu gjatë viteve 1980.

Vepra e skulptorit afrikano-jugor Jean Doyle është një kopje e skulpturës që qëndron para ish-burgut ku Mandela kaloi vitet e fundit të dënimit.

E bija e zotit Mandela, Zindzi ishte përfaqësuesja e ikonës së anti-aparteidit në ceremoni.

Zoti Mandela ishte i shtruar për tre muaj në spital në Pretoria për një sëmundje të mushkërive. Ai doli nga spitali kohët e fudnit dhe tani ndodhet në shtëpinë e tij në Johanesburg.
XS
SM
MD
LG