Lidhje

Putin pranon se Nemtsov u vra për motive politike


Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi sot “të turpshme” vrasjen e udhëheqësit të opozitës Boris Nemtsov. Ai u bëri thirrje agjencive të rendit të përqëndrohen në krime të rënda, përfshirë ato me motive politike.

Presidenti Putin foli gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme. Ai tha se duhet të gjenden autorët e krimeve, si të reja, ashtu edhe të vjetra.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, drejtori i agjencisë kryesore ruse të sigurisë tha sot se janë identifikuar persona të dyshuar për vrasjen.

Boris Nemtsov, 55 vjeç, ishte një kritik i hapur i Kremlinit. Ai u vra javën e kaluar i qëlluar katër herë pas shpine, vetëm disa hapa larg Kremlinit.

XS
SM
MD
LG