Lidhje

Nënpresidenti Bajden në Irak

  • Zëri Amerikës

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden arriti sot në Irak ndërkohë që trupat amerikane përgatiten të shënojnë përfundimin zyrtar të operacioneve luftarake të vendosur nga administrata e presidentit Obama.

Një zyrtar i ambasadës amerikane u tha gazetarëve se nënpresidenti Bajden arriti në kryeqytetin irakian rreth orës 6 pasdite, një ditë para fjalimit që do të mbajë presidenti Obama mbi reduktimin më të madh të trupave amerikane.


Më pak se 50 mijë trupa mbeten në Irak, nga 170 mijë që ishte numri më i madh në vitin 2007. Gjithashtu trupat amerikane nuk do të lejohen të marrin pjesë në operacione luftarake, me përjashtim të rasteve nëse u kërkohet dhe shoqërohen nga forcat irakiane.

Zoti Bajden pritet të fillojë një ndryshim drejt një roli më të madh diplomatik amerikan. Ai do të takohet për bisedime me udhëheqësit irakianë, ndërkohë që këta të fundit janë mbërthyer në një ngërç politik mbi formimin e qeverisë së re të vendit.

XS
SM
MD
LG