Lidhje

Nënpresidenti Bajden përfundon turin e tij aziatik


Nënpresidenti Bajden përfundon turin e tij aziatik
Nënpresidenti Bajden përfundon turin e tij aziatik

Nënpresidenti amerikan Xho Biden, në përfundim të turneut të tij aziatik sot, falënderoi forcat ushtarake amerikane dhe familjet e tyre për ndihmën që i dhanë popullit japonez pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.

Zoti Biden shprehu vlerësimin e tij për personelin ushtarak në bazën ajrore Jokota në periferi të Tokios, për ndihmën që ata dhanë për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Ai tha se ushtarakët treguan para botës përkushtimin e Amerikës për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Vizita në Bazën ajrore të Jokotës ishte ndalesa e fundit e nënpresidentit Biden gjatë turneut të tij aziatik, gjatë të cilit ai vizitoi Kinën dhe Mongolinë.

Forcat ushtarake amerikane morën pjesë në përpjekjet masive të ndihmave pas tragjedisë së marsit që goditi Japoninë, gjatë së cilës u shkatërruan qytete të tëra në brigjet veriperpndimore dhe që shkaktoi mbi 20 mijë të vrarë dhe të zhdukur.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Regan dhe 18 anije të tjera ushtarake amerikane u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit, krahas me miqtë e tyre japonezë.

XS
SM
MD
LG