Lidhje

Nënpresidenti Bajden shkon për vizitë në Irak

  • Zëri Amerikës

Nënpresidenti Bajden shkon për vizitë në Irak

Nënpresidenti Bajden shkon për vizitë në Irak

Nën presidenti amerikan Joe Biden ka shkuar për një vizitë të panjoftuar më parë në Irak. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Biden do takohet me udhëheqësit irakianë dhe do të marrë pjesë në një ceremoni, ku do të përkujtohen sakrificat dhe arritjet e trupave amerikane dhe atyre irakiane.

Pas Irakut, zoti Biden është në plan të shkojë në Turqi dhe në Greqi. Vizita në Irak e nënpresidentit amerikan ndodh ndërsa trupat amerikane po tërhiqen para afatit të 31 dhjetorit nga Iraku.

Rreth 14 mijë trupa amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Irak pas tërheqjes së shumicës së trupave amerikane.

Presidenti Obama ka thënë se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut do të hyjnë në një fazë të re pas përfundimit të tërheqjes së të gjitha trupave.

XS
SM
MD
LG