Lidhje

Nënpresidenti Bajden shpreh mbështetje për anëtarësinë e Rusisë në OBT


A woman wipes away a tear as she watches the funeral of Whitney Houston near the Hope Baptist Church in Newark, New Jersey February 18, 2012. Houston died February 11 in Beverly Hills, California, at the age 48. (REUTERS)
A woman wipes away a tear as she watches the funeral of Whitney Houston near the Hope Baptist Church in Newark, New Jersey February 18, 2012. Houston died February 11 in Beverly Hills, California, at the age 48. (REUTERS)

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden u takua sot me krerë biznesesh në Skolkovo, në periferi të Moskës, ku Kremlini planifikon të ndërtojë një qendër teknologjike. Ky takim është pjesë e bisedimeve dy ditore, që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve amerikano-ruse.

Nënpresidenti Bajden tha se investitorët kërkojnë sigurime se sistemi ligjor i trajton ata në mënyrë të drejtë dhe vepron me shpejtësi rreth shqetësimeve të tyre. Ai shprehu mbështetje për anëtarësinë e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Zoti Bajden ishte i pranishëm edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes prodhuesit amerikan të aeroplanëve Boing dhe Aeroflotës ruse.

Nënpresidenti amerikan do të takohet po sot me presidentin rus Dimitri Medvedev. Në qendër të bisedimeve do të jetë sistemi evropian mbrojtës nga raketat dhe situata në Lindjen e Mesme. Nesër, zoti Bajden do të takohet me kryeministrin Vladimir Putin. Ai largohet nga Moska të premten. Ai do të ndalet për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin Kishinëu të Moldavisë, para se të kthehet në Uashington.

XS
SM
MD
LG