Lidhje

Nënpresidenti Biden përsërit angazhimin amerikan në Afganistan pas 2014-tës


Nënpresidenti Biden përsërit angazhimin amerikan në Afganistan pas 2014-tës
Nënpresidenti Biden përsërit angazhimin amerikan në Afganistan pas 2014-tës

Nënpresidenti Xho Bajden tha se nëse populli afgan kërkon që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë në Afganistan matanë 2014-tës, Amerika është gati ta bëjë një gjë të tillë.

Këto komente zoti Biden i bëri sot pasi u takua me presidentin afgan Hamid Karzai. Ai tha se trajnimi dhe ndihmat amerikane do të vazhdojë pas 2014-tës dhe të dy vendet kanë të njëjtin objektiv, të cilin ai e përshkroi si një "Afganistan sovran e të qëndrueshëm."

Në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e disa trupave këtë vit, ndërkohë që forcave afgane do t’u dorëzohet autoriteti i plotë i sigurisë, duke filluar nga fundi i vitit 2014.

Nënpresidenti Biden tha se planet për kalimin e sigurisë forcave afgane nuk kanë ndryshuar dhe të dyja palët janë të një mendimi se si të arrihet një gjë e tillë.

Zoti Biden ndodhet në Afganistan me një mision të papritur për mbledhje faktesh. Vizita e tij pason vizitën e Presidentit Barak Obama në muajin dhjetor.

Presidenti Obama u takua me trupat amerikane, por jo me Presidentin Karzai sepse moti i keq bëri që helikopteri i tij të mos fluturonte dot nga baza amerikane në Bagram për në Kabul.

XS
SM
MD
LG