Lidhje

Nënpresidenti Biden shpreh admirim për stoicizmin e popullit japonez

  • Zëri Amerikës

Nënpresidenti Biden shpreh admirim për stoicizmin e popullit japonez

Nënpresidenti Biden shpreh admirim për stoicizmin e popullit japonez

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden po e vazhdon turneun e tij në vendet aziatike me një ndalesë në Japoni. Ai shprehu admirim për stoicizmin e popullit japonez në përpjekjet për rimëkëmbjen nga cunami, gjatë takimit me kryeministrin japonez.

Kryeministri Naoto Khan e falënderoi zotin Biden për ndihmën e madhe që dhanë Shtetet e Bashkuara pas fatkeqësisë, kur mes të tjerash, personeli ushtarak amerikan ndihmoi në rihapëjen e aerportit të dëmtuar në senadi. Zoti Biden më pas mbajti një fjaklim në aeroporti, gjatë të cilti ai vlerësoi “vendosmërinë, dhe ndjenjën e unitetit” të popullit japonez.

“Tragjedia e tmerrshme që kaloi Japonia i tregoi botës për karakterin e popullit japonez: vendosmëria e tij e madhe dhe ndjenja e vëllazërimit”- tha Nënpresidenti Biden.

Nënpresidenti amerikan ka në plan të vizitojë të evakuuarit në banesat e përkohëshme në brigjet verilindore të shkatërruara nga fatkeqësia e 11 marsit, që shkaktoi 20 mijë të vrarë dhe të zhdukur. Zoti Biden do të qëndrojë dy ditë në Japoni, që është ndalesa e fundit e turneut të tij 8-ditor në Azi, gjatë të cilit ai vizitoi edhe Kinën dhe Mongolinë.

XS
SM
MD
LG