Lidhje

Nënpresidenti Biden viziton Turqinë, nxit sanksione ndaj Iranit

  • Zëri Amerikës

Nënpresidenti Biden viziton Turqinë, nxit sanksione ndaj Iranit

Nënpresidenti Biden viziton Turqinë, nxit sanksione ndaj Iranit

Zv/presidenti amerikan Xho Bajden po nxit Turqinë që të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit, ndërsa e përgëzoi qeverinë turke që për trysninë që ka ushtruar ndaj Sirisë për të ndalur shtypjen e dhunshme të protestave.

Zoti Bajden i bëri komentet sot për gazetën e përditshme turke “Hurriet”. Zv/presidenti është në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, për tu takuar me presidentin turk Abdullah Gul dhe kryetarin e parlamentit.

Vetëm pak ditë mbasi Shtetet e Bashkuara shtuan sanksionet ekonomike ndaj Iranit, zoti Bajden nxiti Turqinë që të ndërrmarë të njëjta hapa.
Ai përgëzoi thirrjet e Turqisë për presidentin sirian Bashar al Assad që të tërhiqet mbasi mijëra njerëz kanë vdekur gjatë 8 muajve të protestave të dhunshme në Siri.

Zoti Bajden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazdojnë të punojnë me Turqinë për të arritur interesat e përbashkëta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Ai lavdëroi kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan dhe qeverinë e tij për atë që zoti Bajden e quajti “udhëheqësin e vërtetë” të vendit.


XS
SM
MD
LG