Lidhje

Nënpresidenti kinez në Los Anxhelos, vizita e fundit e turneut në SHBA


Nënpresidenti kinez në Los Anxhelos, vizita e fundit e turneut në SHBA
Nënpresidenti kinez në Los Anxhelos, vizita e fundit e turneut në SHBA

Nënpresidenti kinez Shi Gjinping ndodhet në Los Anxhelos për vizitën e tij të fundit të turneut në Shtetet e Bashkuara, ku janë planifikuar aktivitete për të theksuar lidhjet ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Me të mbrërritur në Kaliforni, Shi shkoi menjëherë në Portin e Los Anxhelosit, një pikë e rëndësishme transporti në tregtinë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. I shoqëruar nga Guvernatori i Kalifornisë, Xheri Braun dhe kryetari i Bashkisë së Los Anxhelosit, Antonio Vilarajosa, Shi i bëri një vizitë terminalit të kompanisë kineze të transportit që po zgjerohet.

Vilarajosa dhe Braun vunë në dukej përfitimiet mjedisore nga zgjerimi i portit, duke përfshirë edhe furnizimin me energji elektrike të anijeve të ankoruara, në vend që ato të punojnë me karburant dizel.

Sot, Shi do të flasë në Forumin Tregtar Kinë-SHBA dhe do të marrë pjesë në aktivitete të tjera për tregtinë dhe investimet. Me të do të jetë edhe zv/Presidenti Xho Bajden, i cili ka qënë mikpritësi i tij zyrtar gjatë qendrimit në Shtetet e Bashkuara. Shi do t’i japë fund vizitës së tij me një ndjeshje profesioniste basketbolli të ekipit Lejkërs të Los Anxhelosit.

XS
SM
MD
LG