Lidhje

Profil i zyrtarit që pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Kinës


Profil i zyrtarit që pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Kinës
Profil i zyrtarit që pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Kinës

Xi Jinping nuk njihej shumë jashtë vendit deri para një viti, kur pati një numër takimesh me funksionarë të lartë.

I ati i tij ishte një politikan i njohur, gjë që i jep nënpresidentit kinez një status elitar me disa privilegje të trashëguara. Individë të tillë nuk gëzojnë shumë respekt në Kinë. Por zoti Xi ka edhe një të kaluar të thjeshtë që e bën të dallohet nga të tjerët, thotë profesori i politikave shtetërore në Universitetin Macau, Wang Jianwei. Ai foli për Zërin e Amerikës përmes Skype-it:

“I ati i nënpresidentit u persekutua gjatë Revolucionit Kulturor, prandaj si rezultat edhe ai ka vuajtur dhe është internuar në fshat”.

Ai ishte 15 vjeç kur e dërguan në fshatin Lian-gjiahe të provincës Shanxi.

Ai u fut në ushtri dhe më pas u bë guvernator i provincës Fujian, në brigjet e ngushticës së Tajvanit.

Këto përvoja e kanë bërë popullor në Kinë, duke i mundësuar një ngjitje politike pa peripeci. Xiong Zhiyong thotë se megjithëse ngjitja e tij në postin e presidentit është e garantuar, ruajtja e popullaritetit që ka, nuk është:

“Nuk ka rëndësi nëse njerëzit e pëlqejnë apo jo. Dihet që ai do të bëhet president i Kinës. Por kur ngrihet pyetja nëse do të pëlqehen politikat e tij, është tepër herët të thuhet”.

Zoti Xi u ka bërë jehonë komenteve të mëparshme të udhëheqësve kinezë për bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Udhëtimi i tij aktual pritet të vërë theksin në vullnetin për një bashkëpunim të tillë. Por mospajtime serioze vazhdojnë të tendosin marrëdhëniet mes të dy vendeve, mes të cilave akuzat për shtypjen e rajoneve tibetiane në Kinë, qëndrimet e kundërta ndaj situatës në Siri dhe politikat tregtare dhe monetare të Kinës.

XS
SM
MD
LG