Lidhje

Nënpresidenti Xho Bajden shkon në Afganistan në një mision për mbledhje faktesh

  • Zëri Amerikës

Nënpresidenti Xho Bajden shkon në Afganistan në një mision për mbledhje faktesh

Nënpresidenti Xho Bajden shkon në Afganistan në një mision për mbledhje faktesh

Nënpresidenti Xho Bajden arriti në Afganistan në një mision për mbledhje faktesh që përfshin një takim me Presidentin Hamid Karzai.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej sot se zoti Bajden do të takohet me Presidentin Karzai për të vlerësuar ecurinë e bërë drejt kalimit në një forcë të sigurisë të drejtuar nga afganët duke filluar këtë vit.

Ai do të takohet edhe me Gjeneralin Dejvid Petreas, komandant i trupave ndërkombëtare në Afganistan dhe me ambasadorin amerikan në Kabul, Karl Ajkenberi.

Administrata e Presidentit Obama ka thënë se do të fillojë këtë vit transferimin e përgjegjësive të sigurisë në duart e ushtrisë afgane. Procesi do të jetë gradual dhe parashikohet të përfundojë në vitin 2014.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë 1,400 marinsa shtesë në Afganistan për një periudhë 90-ditëshe për të fuqizuar forcat luftarake në Afganistanin jugor, bazë e rebelimit taleban.

XS
SM
MD
LG